Showbiz

Atdheu i propozon Sarës,  largohen përfundimisht nga ‘Përputhen’

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Sara dhe Geliani

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Sara dhe Geliani u ballafaquan me njëri-tjetrin pas situatave të ndërlikuara mes tyre gjatë ditëve të fundit në emision. Ajo vendosi të tërheqë deklaratën për Gelianin, ndërsa dhe ky i fundit bëri të njëjtën gjë.



“Edhe unë e tërheq deklaratën për Gelianin dhe e them me shumë bindje këtë gjë. Mbase ndonjëherë nuk duhet të marrim vendime të nxituara dhe unë thyej rekord për marrje vendimesh”, tha Sara.

Në fund ajo zhvilloi dhe një takim 4 minuta me Atdheun dhe të dy morën një vendim të papritur që i habiti të gjithë. Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin për të vazhduar njohjen jashtë, ndërsa ajo pranoi.

“Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu.

Ky vendim i dyshes i surprizoi të gjithë, duke qenë se ata kanë pasur herë pas here përballje të forta mes tyre. Megjithatë Sara u shpreh e lumtur për këtë gjë dhe tha se po del nga emisioni me njeriun që vërtetë ka dashur që në fillim.

“Unë jam pak egoiste, por tani e kam ndjerë me shpirt këtë gjë që bëra dhe jam shuëm e lumtur. Po dal nga ky emision me njeriun që vërtetë kam dashur të dal dhe në fakt nuk e prisja me gjithë situatat që kanë ndodhur mes nesh, por fatmirësisht i kaluam”, tha Sara.