Sport

“Askush nuk mund ta vjedh trashëgiminë e Messi edhe nëse ai largohet nga Barcelona”

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas ka thënë se arritjet e shokut të tij në Camp Nou do të “jetë aty përgjithmonë” pavarësisht a pensionohet ai në Kataloni apo jo.

Askush nuk mund ta vjedh trashëgiminë e Messi edhe nëse ai largohet nga Barcelona, sipas Cesc Fabregas.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Messi është thënë se do të largohet nga Camp Nou në verën 2021 pasi që dështoi për ta aktivizuar klazolën e tij këtë verë që lamë pas.

“Aspak. Leo ka qenë një yll i madh dhe tifozët e dinë këtë. Ata mund të thonë, ‘Ëoë, ai është larguar’”, ka thënë mesfushori i Blaugrana për Catalunya Radio.

Mendoj se dita kur ai largohet nga Barcelona-nga minuta e parë-të gjithë do t’i japin një vlerë të madhe për të gjitha ato gjëra që ai ka bërë gjatë këtyre sezoneve, askush nuk mund ta vjedh trashëgiminë e tij. Është një gjë që do të mbetet aty përgjithmonë”.

Fabregas, i cili për momentin luan në Ligue 1 me Monaco, ka shprehur edhe mërzinë e tij për mënyrën se si po trajtohet Messi në Barça kohëve të fundit, para se të pranojë se atij i ka pëlqyer rikthimi i tij në skuadër që nga shtatori.

“Është jo mirë që të shikoni njerëzit brenda klubit duke u përpjekur për ta lënduar, por në këtë kuptim, si një katalunas, jam i lumtur që ai ka qëndruar në Barça”, ka shtuar ai. “Nuk di asgjë se ku do ta zë e ardhmja atë në verën e ardhshme. Asgjë”