Maqedoni

ASH: Situata në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut është e rëndë dhe jashtë kontrollit

“Rasti i gruas shtatzënë nga Dibra, e cila ësh

“Rasti i gruas shtatzënë nga Dibra, e cila është trajtuar në Spitalin e përgjithshëm në Strugë, dëshmon që situata në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut është e rëndë dhe jashtë kontrollit. Sipas dëshmisë së bashkëshortit, bëhet fjalë për shumë parregullsi, si nga ana profesionale dhe etike, që të lidhura me korrupsion, jo profesionalizëm dhe mosrespektim të protokolleve mjekësore, që kanë shkaktuar pasoja të pariparueshme në shëndetin e pacientes në fjalë”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Sipas kësaj partie brengosës është fakti se organet kompetente luajnë rolin e shurdhmemecit dhe vazhdojnë lojën e mbrojtësit të të paprekurve apo ushtarëve partiak.

“Edhe pse kanë kaluar 4 muaj, ende nuk ka epilog nga kjo ngjarje me pasoja të rënda, që tregon për paaftësinë e sistemit dhe labirintet e komplikuara për të gjetur drejtësinë, për të cilën flasin e premtojnë qeveritarët, e viktima të moszbatimit janë qytetarët e rëndomtë të këtij shteti, që ende zvarriten në rrugën e pafund të tranzicionit. Në nëntor të vitit të kaluar, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ka kryer inspektim dhe ka shpallur institucionin e tyre si jokompetent, për të kërkuar mbikëqyrje profesionale dhe duke ia kaluar kompetencat Odës së mjekëve dhe Ministrisë të shëndetësisë, të cilët sot e kësaj dite nuk kanë përfillur institucionin në fjalë”, thonë nga ASH-ja.

The post ASH: Situata në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut është e rëndë dhe jashtë kontrollit appeared first on Alsat.