Maqedoni

ASH: Komuna e Tetovës t’u sigurojë ujë qytetarëve

Aleanca për Shqiptarët akuzon kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi për mungesën e ujit të pijshëm në Tetovë tashmë një javë. Sipas tyre, uji i pijshëm mungon si pasojë e rrëshqitjes së tokës mes dy fshatrave malësorë Bozofcë dhe Leshnicë e që kjo rrëshqitje sipas tyre ka ndodhur falë rrugës e cila po ndërtohet për te hidrocentralet private. Drejtori i ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizmi” në Tetovë, Xhelal Ceka thotë se defekti do të sanohet ditën e marte. Sipas Cekës vonesat në punë vijnë si pasojë e terrenit të vështirë për të vepruar shërbimet e ndërmarrjes publike.

The post ASH: Komuna e Tetovës t’u sigurojë ujë qytetarëve appeared first on Alsat.