24 orë+ Lajme

Asamblisti i VV-së në Vushtrri ia pa hajrin bashkëqeverisjes, e subvenciononte gruan me pajisje të traktorit

Bashkëqeverisjes në Komunën e Vushtrrisë duket se ia ka pa hajrin asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ymer Haradinaj. Ish drejtori i Bujqësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Miran Halili rezulton se ia ka ndarë bashkëshortes së Haradinajt një mjet për bujqësi, frez për traktor, raporton 24-ore.info.

Por, bashkëshortja e asamblistit të Vetëvendosjes Ymer Haradinaj, nuk posedon leje të vozitjes, rrjedhimisht nuk ka të drejtë të ngasë traktor apo ndonjë mjet tjetër.

Ky nuk është rasti i patë që asamblisti Haradinaj ka ushtruar ndikimin e tij në ndarjen e subvencioneve. Portali 24-ore.info posedon edhe informacione të tjera që do ta publikohen gjatë ditëve në vijim.
Në listën e ndarjes së subvencioneve, bashkëshortja e tij, Dafina Haradinaj, figuron e dyta në listë./24-ore.info

No description available.