Lajme

As 418 raste me COVID-19 nuk i ndalin kosovarët, ia mësyejnë Shqipërisë për fundjavë

Edhe pse po vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, kjo nuk po shihet pengesë që qytetarët tanë t’i drejtohen Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Sipas raportimeve gjatë ditës së sotme, Pika Kufitare e Morinës ka shënuar një fluks të madh qytetarësh dhe mjetesh.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në Shqipëri kanë hyrë 2500 makina dhe rreth 13 mijë qytetarë, ndërkohë drejt Kosovës kanë ikur 1120 automjete me rreth 8900 qytetarë.

Kështu, Policia kufitare ka punuar me 7 sportele, por sërish ka pasur radhë të gjata të automjeteve.