Lajme

Arta Marku urdhëron verifikimin e Prokurorit Arjan Ndoja

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për prokurorin Arjan Ndoja, pasi më herët është thënë se ai ka edhe një studio ligjore avokatie.

Prokurori i  Përgjithshëm  znj. Arta Marku prej ditës së djeshme  dt 05.11.2019  ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë  në mbledhjen e të dhënave  për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016  “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më herët kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi përmes një shkrese zyrtare i kërkoi Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku të nisë hetimin disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoja. KLP e bëri këtë kërkesë nisur nga një kronike televizive.

Arta Marku reagoi direkt pas kësaj kërkese, por kur prokurorit Arjan Ndoja iu bë atentat me armë, nuk u bë asnjë deklaratë për media.

Lexo edhe:

KLP kërkesë Arta Markut: Nisni hetim disiplinor për prokurorin Ndoj