Lajme

Arta Marku: Nuk kam varësi politike, e tregova me Kajmakun

Arta Marku ka qenë gjithnjë e shenjestruar ng

Arta Marku ka qenë gjithnjë e shenjestruar nga opozita, gjatë dy viteve që ajo ushtroi detyrën si Kryeprokurore e Përkohshme.
Sot ajo garon për një mandat të plotë në krye të Akuzës dhe gjatë intervistës përpara trupës së KLP-së u shpreh se nuk ka mbështetje politike, duke nënkuptuar mazhorancën qeverisëse. Znj. Marku solli në vemendje rastin e kryetarit të bashkisë së Vorës, socialistin Agim Kajmaku, i cili u shkarkua pas denoncimit të PD-së.

Deklarata e Markut në KLP:

Kam patur presion politik dhe mediatik në mungesë të plotë të institucioneve kushtetuese, pa mekanizëm për ushtrimin e funksioneve të plota. Unë jam anatemuar shumë nga politika, por trajtimi i rasteve ka treguar të kundërtën e akuzave që më janë bërë. Po përmend rastin e e fundit, të punës së sektorit të Dekriminalizimit. Rasti i bashkisë së Vorës nuk është tregues i vogël. Është e qartë se nuk kam varësi nga politika. Kam bërë detyrën siç unë di ta bëj. Nuk kam patur mbështetjte politike por mbështetje të faktorit ndërkombëtar.

Lexo edhe:

Gara për Kryeprokuror/Marku: Pse nuk arrita të përmbush pritshmëritë


Etiketa: ,