Opinione

Arsyen duhet ta tregojë Bujar Bukoshi, ja kush kërcënohej nga bandat e Ramushit

Sipas marrëveshjes, Rugova-Ramiz Alia, e në të

Sipas marrëveshjes, Rugova-Ramiz Alia, e në të cilin angazhim kontribut kishte dhënë Hafiz Gagica veprimtar i LDK-së për Diasporë, njëherit kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së për Mërgatë dhe Amerikë,

Njësitet e para Guerile u mobilizuan dhe dërguan në Shqipëri, nga Hafiz Gagica. Kjo meritë i takon vetëm atij fillimisht. Pastaj ka pas kyqje dhe veprime edhe të individëve tjerë për tu kyqur në organizim dhe për të shkuar në ushtrime ushtarake në Shqipëri më 1991, por që s´duhet përvetësuar puna dhe mundi i dikujt tjetër. Këtë duhet thënë troq, atyre që s’ju pëlqejnë këto pohime i thërras ti nxjerrin faktet dhe argumentojnë të kundërtën e kësaj që po deklaroj.

Kur jem te Hafiz Gagica dhe Presidenti Rugova, menjëherë, pas vënjes në arrest shtëpiak nga rexhimi i Millosheviqit, policia dhe ushtria serbe, dhe dërgimit i tij me dhunë në Beograd, për tu takuar me Millosheviqin:

Ja çfarë deklaron Hafiz Gagica:

”Major, atë ditë që është marrur peng Rugova të nesërmen në mëngjes në ora 6:00, të mëngjesit, kam dhën, deklaratën e parë për shtyp për agjensinë gjermane, DPA-së, deklaratë ku i vetmi person kam shpallur marrjen peng të Rugovës nga pushteti i Milosheviqit, respektivisht nga policia dhe ushtria ish-Jugosllave.

Dhe deri në kthimin në Kosovë për së dyti, askush tjetër nga asnjë subjekt i Kosovës dhe asnjë individ dhe anëtar i kryesisë nuk ka pas guxim publikisht për tu marrur, sepse ti atëherë ke qenë në front dhe të gjithë të tjerët kanë qenë përfituesit më të mëdhenj, por s´më ka bërë përshtypje se shumë pak kam folur për këtë punë dhe nuk e kam ndërmend të flas, sepse s´më vyen si kapital.

Deklarata ime e parë dhe mbrojtja ime e vetme që e kamë përcjellur në Evropë në Itali, prej Italisë në Bon prej Bonit në Bruksel, prej Bruxelit në Londër, prej Londrës në Paris, prej Parisit në Bon, prej Bonit në Rom, prej Romës në Shkup, prej Shkupit në Prishtinë dhe së dyti përsëri me një presion të jashtëzakonshëm kemi arritur që të rikthehet për së dyti, kjo është historia në vija të trasha edhe t’ holla e t’ gjata e t´lakueme, e t´thyeshme. t¨përshëndes shumë u gëzova që të dëgjova, të urojë shëndet, kalofsh mirë, ruaju këto ditë pandemie se na duhesh për më vonë, dëgjohemi, shihemi për t´mirë tung”.

Me këtë dua ta potencoj angazhimin dhe kontributin e veçante të Fehmi Aganit i cili më vonë ishte përfaqësues i presidentit Rugova për çështje ushtarake.

Nëpërmes zyrës së LDK-së në Shtutgart, pra Hafiz Gagicës, Presidenti Rugova fillimisht informohet dhe më vonë jep pëlqimin, aprovon emërimin e Ahmet Krasniqit për ushtrues detyre të Ministrit të Mbrojtjes në Ministrinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Emërimi u bë më 07.03.1998, nga Bujar Bukoshi, vetëm gojarisht dhe kurr s’ju lëshua me shkrim, arsyen duhet ta shpjegoje vetë Bujar Bukoshi, pse?

Ky ishte momenti më domethënës dhe kulminant për të lëvizur para, në organizimin e rezistences së armatosur në krye me eprorët ushtarak të karrierës, për çlirimin e çdo pëllëmbe të Kosovës së robëruar nga institucionet e vendit.

Me këtë, presidenti Rugova tregoi afësitë të një lideri dhe burrështetasi largëpamës, duke ua bërë me dije të tjerëve se ai s´është ”Pacifist” siq e akuzojnë ata të cilët mendojnë se të vetmit kishin meritat e organizimit të rezistencës së armatosur, por që në kushte dhe rrethana lufte di të sillet si komandant suprem dhe jep pëlqimin për përgatitjet ushtarake dhe luftarake, emërimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe vënien në mbrojtje të popullit të Kosovës nga eprorët profesionist të karrierës dhe atdhedashës siç ishte, Ahmet Krasniqi.

Takimi dhe emërimi i kolonel Krasniqit, për ushtrues detyre të Ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës u mbajt në qytetin Ëeisenhorn të Gjermanisë më 7 mars 1998, në prezencën e Agim Mehmetit, Ahmet Krasniqit, Bajram Sylës dhe Shaban Shkrelit dhe ministrave tjerë të Qeverisë. Bujar Bukoshi emëron Ahmet Krasniqin ushtrues detyre të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht urdhëron Isa Mustafën, i cili përveç disa ministrave të tjerë, ishte prezent edhe vet në këtë takim, për ndarjen e njëzetmijë markave gjermane 20. 000 DM, për fillimin e aktiviteteve ushtarake dhe konsolidimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pa humbur kohë menjëherë në korrik të po atij viti një grup oficerësh s´bashku me ushtarë bënë një takim te presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, të cilin e njohëm sipas hierarkisë ushtarake e institucionale, Komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së kosovës.

Koloneli Tahir Zemaj, ishte ai i cili e kishte aranzhuar at takim të cilin me kënaqësi të madhe dhe respekt të lartë e pranoi presidenti Rugova. Në takim nga grupi i eprorëve dhe ushtarëve në takimin te presidenti Rugova ishin prezentë:Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja, Fuad Ramiqi, Esat Ademaj, Ramiz Muriqi. Ramizi ishte edhe pjesëtar i brigadës ”Mërgimi” më vonë, Ismet Qekaj-ushtar pjesëtar i grupit të Salih Çekajt të cilët u mobilizuan për të shkuar në ushtrime ushtarake në Shqipëri më 1991.

Salihu më vonë gjatë luftës dhe operimit të njësive operative në brendi të territorit të Kosovës, Rrafshin e Dukagjinit, dërgohet në Shqipëri nga kolonel Tahir Zemaj, sepse i kanosej rreziku nga bandat e Ramushit për vrasje, largon Salihun nga rreziku, duke i dhënë një detyrë të rëndësishme për të kontaktuar me Akademik Ali Aliun dhe nuhatur se a ka ndikim tek organet e Shqipërisë që të mënjanohen pengesat për sjelljen e armatimit në Kosovë.

Për njësitet operative të UÇK-së, të cilat kishin mbetur në rezervat e fundit të armatimit dhe ishte e nevojshme e imperativ i kohës për sjelljen e armatimit shtesë, sepse për mjete dhe teknikë luftarake kishim nevojë më shumë se për bukë dhe ujë, vetëm ajri ishte më i nevojshëm se armatimi.

Pjesëtarë tjerë të takimit ishin Astrit Ademaj-ushtar, Astrit Zemaj, nipi i kolonelit pjesëtar i brigadës Mërgimi, dhe Bekim Ramabaja përcjellës i imi.

Pas elaborimit lidhur me Kërkesën e parashtruar, të kolonelit Tahir Zemaj, për qëllimin e kësaj iniciative dhe vullnetin e eprorëve së bashku me ushtarë sepse koloneli s´ishte vetëm i yni, por ishte i pranuari i ushtarëve dhe pjesës dërmuese të popullatës së Kosovës , morëm mbështetjen nga presidenti Rugova për Iniciativën e prezantuar.

Presidenti Rugova e përkrahu këtë iniciativë me kënaqësi të madhe, duke theksuar: ”Do e formoj një komision të cilin do ta udhëheq unë personalisht, pra presidenti Rugova” dhe në mënyrë të organizuar institucionale, me ceremoni shtetërore të sillen mbetjet mortore të kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje-Kosovë.

Image

Nga e djathta: Ismet Çekaj, Ramiz Muriqi, Nazif Ramabaja, Presidenti Ibrahim Rugova, Tahir Zemaj, Fuad Ramiqi, Esat Ademaj, ulur Bekim Ramabaja dhe Astrit Zemaj. Mungon ushtari Astrit Ademaj i cili ishte duke shkrepur këtë foto.

Pas vrasjes të kolonel Tahir Zemaj, në atentat të planifikuar mirë dhe koordinuar nga qarqet e errëta antikombëtare më 04 janar 2003 në Pejë me të afërmit e tij djalin Enisin dhe kushëririn Hasanin iniciativa e kësaj kërkese u zbeh dhe po thuajse e mbuloi pluhuri i harresës.

Është evidente se kryetar i Kuvendit të Kosovës në at kohë Akademik Nexhat Daci, nga LDK-ja, e që për këshilltar kishte një epror ushtarak i cili i kishte ndejtur afër në zyrë ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, pra fjala është për eprorin e karierës Ahmet Alishanin, as njëri e as tjetri s´e panë të arsyeshme ta realizojnë këtë kërkesë zyrtare të protokoluar po në at kuvend më tutje, ata fare s’u lodhën për kryerjen e obligimit moral, institucional dhe atdhetar, duke e shlyer një borgj ndaj kolonel Ahmet Krasniqit.

Shtrohet pyetja pse Nexhat Daci s´ju përgjigj kurrë Agim Mehmetit dhe grupit të eprorëve, familjes Krasniqi ndaj kësaj kërkese legjitime, edhe pse sipas detyrës zyrtare ishte i obliguar ta bëjë një gjë të tillë, kjo lë për tu dëshiruar.

Ja si deklarohet Bajram Mehmeti në lidhje me kërkesën e parashtruar për riatdhesimin e mbetjeve mortore të kolonel Krasniqit, përndryshe vëllau i Agim Mehmetit dhe kolegu im nga akademia ushtarake në Beograd:

Bajrami ishte pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes në cilësinë e shefit të kabinetit të Ministrit kolonel Krasniqit, i cili për shkak të një sëmundje të rëndë u detyrua të qëndrojë në Zvicër për t´ju nënshtruar një operacioni.

Në lidhje me kërkesën zyrtare Bajrami thotë:

”Për aq sa jam në dijeni, askush, kurrë, nuk i është përgjigjur kësaj kërkese, përveç presidentit Rugova i cili e ka aprovuar në takim me grupin e eprorëve dhe ushtarëve,” megjithatë përpjekjet vazhduan nga grupi parlamentar i LDK-së, nga disa deputetë të rinjë për nga mosha, por largëpamës në kërkesën e parashtruar shumë më parë. Këta deputet i takojnë legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës”.

Ish Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi u rivarros në Kosovë, më 21 shtator 2018, në 20 vjetorin e vrasjes së tij, kërkesë nga Grupi parlamentar i LDK-së.

Më 22 dhjetor 2017 është bërë kërkesë zyrtare në emër të grupit parlamentar të LDK-së, familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij dorëzuar Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha për fillimin e procedurave për këtë çështje si dhe ndihma financiare e proceduar në Kuvendin e Kosovës për ngritjen e shtatores nga këta deputet:

Armend Zemaj, Vjosa Osmani, Doruntinë Mloku, Anton Quni dhe Arben Gashi.

Image

Deputetët e grupit parlamentar të LDK-së duke ja dorëzuar Rrustem Berishës kërkesën zyrtare si dhe përfaqësuesi i familjes Ahmet Krasniqi.

Është për tu përshëndetur angazhimi i deputetëve të lartpërmendur, por është fare e pakuptimtë pse këtë gjë se bëri Isa Mustafa, në kohën sa ishte në krye të ekzekutivit i cili do të duhej të dinte për kërkesën e eprorëve ushtarak dhe ushtarëve gjatë takimit me presidentin Rugova, ishte mungesë e fuqisë politike apo pas kësaj fshihet diçka tjetër është mirë ta dëgjojmë arsyetimin e tij.

Image