Sport

Arsenali me shumë fat merr një pikë në udhëtim te Leedsi

Arsenali ka marrë një pikë në udhëtim te Leeds United.

Arsenali i Mikel Artetës ka barazuar 0-0 me Leed United, për të marrë vetëm një pikë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndeshja ishte me shumë aksione dhe e tensionuar kohë pas kohe, me raste nga të dyja anët, por portat mbetën të paprekura.

Arsenali luajti me 10 lojtarë nga minuta e 52-të. Pepe është përjashtuar me të kuq, pasi goditi me kokë mesfushorin shqiptar të Leeds United, Ezgjan Alioski.

Pas konsultimeve me VAR, gjyqtari i ndeshjes e vlerësoi si veprim për të kuq, duke e përjashtuar nga loja sulmuesin e Arsenalit.https://streamja.com/embed/R3l2Z

Leed tentoi të shfrytëzojë epërsinë numerike, por nuk ia doli deri në fund dhe sfida u mbyllë me rezultatin që edhe filloi, 0-0.