Kosovë

Arrijnë në Kosovë mërgimtarët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci

Arritën në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ mërgimtarët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci.

Gazeta  ju sjell pamje nga momenti kur të mbijetuarit takohen me familjarët e tyre.

Në autobusin, i cili u aksidentua kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Në aksidentin që ndodhi të dielen mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa sot të mbijetuarit e këtij aksidenti arritën në Aeroportin e Prishtinës.

Gazeta  e cila po e përcjellë ngjarjen në Aeroportin e Prishtinës, ka njoftuar se përveç familjarëe, prezentë për pritjen e tyre janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  kryekuvendari, Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.