Spanja dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje preliminare sot për të mbajtur kufirin tokësor të Gjibraltarit hapur, vetëm pak orë para largimit të plotë të Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Si pjesë e marrëveshjes, Gjibraltari, një territor i jashtëm i Britanisë që gjendet në cepin jugor të Spanjës, do të mbetet pjesë e marrëveshjeve të Bashkimit Evropian si zonë Shengen, ka thënë ministrja e Jashtme e Spanjës, Gonzalez Laya.
Gjitha detajet e marrëveshjes do të aranzhohen mes Spanjës dhe Britanisë gjatë tranzicionit gjashtëmujorë sa i përket territorit.