Kronika e Zezë

Arrestohet pronarja e një lokali në Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë ditës së djeshme ka mbyllur një objekt hotelerik në Tetovë.

Kjo ka ardhur, pasi gjatë kontrollit është parë se ka shërbyer klientë edhe pse kjo është e ndaluar.

“Më 17.04.2021 në ora 13,10 nëpunësit policor të SPB Tetovë kanë kryer kontroll në objekt hotelerik në rrugën “120” në Tetovë i cili ka qenë i hapur dhe te i cili janë shërbyer disa klientë. Objekti është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kurse pronarja J.B.N. (49) është privuar nga liria dhe pas zbardhjes së plotët të rastit, do të parashtrohet kallëzim penale”, njoftojnë nga MPB-ja.