Lajme

Arrestohet pronari i kompanisë pas rrëzimit të një punëtori nga ndërtesa

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar pronar

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar pronarin e kompanisë pasi rastit të djeshëm, ku një punëtor u rrëzua nga ndërtesa derisa ishte duke punuar, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferdi Curri” në Prishtinë, të martën rreth orës 16:30.

“Është raportuar se viktima derisa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Policia tutje ka njoftuar se me rastin janë duke u marrë edhe inspektorët e punës, ndërsa i dyshuari, pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com