Kronika e Zezë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë i kërkuar nga Interpoli

MPB ka bërë të ditur se në në orët e mesnatës

MPB ka bërë të ditur se në në orët e mesnatës ka arrestuar shtetasin shqiptar 34 vjeçar në kalimin kufitar “Qafë Thanë”.
“Më 17 tetor në ora 01:30 në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Kalimin kufitar “Qafë Thanë”, punonjësit policorë kanë arrestuar 34 vjeçarin C.L. nga Peshkopia, Republika e Shqipërisë”, thonë nga MPB-ja.

Në njoftimin zyrtar sqarohet se gjatë kontrollit të pasaportës është konfirmuar në stop-listën me masë “Arrestim” në bazë të kërkesës së Interpolit në Athinë, Greqi.

Raportohet se në ora 05:30 ai është dorëzuar në Stacionin policor në Strugë për ndjekjen e procedurave të mëtutjeshme.