Lajme

Arrestohet një 54 vjeçar në Prishtinë, iu gjet në veturë një armë dhe municion

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor jugu, sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Golf 6.

Polica nëpërmjet një komunikate për medie bëjnë të ditur se “Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: 1 revole të tipit Visa, si dhe 6 fishekë.

“I dyshuari, A.M. mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, bënë të ditur policia.