Kosovë

Arrestohet një 25 vjeçar në Ferizaj, shkaktoi aksident derisa ishte nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Policia Rajonale e Ferizajt, mbrëmë rreth orës 22:57 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Rexhep Bislimi ’’ tek semaforët është shkaktuar një aksident konunikacioni me lëndime. Nga PK thuhet se shkaktar i aksidentit ka qenë një 25 vjeçar i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.

Sipas PK’së, në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes , ku në këtë aksident ishin të përfshira tri automjete civile të udhëtarëve me targa vendore.

Deri te aksidenti ka ardhur kur njëri automjet i cili po qarkullonte nga rruga “Rexhep Bislimi” Ferizaj në drejtim të Gjilanit , me të arritur tek semaforët, shkakton aksident zinxhiror në dy automjete  tjera , të cilët ishin të ndaluara në pritje në shenjën e  semaforit. Më këtë rast , përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të tri automjetet , lëndime trupore pësojnë tre persona të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet nga PK.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj shkaktarin e aksidentit me inicialet Sh.Q (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili po drejtonte automjetin e tij  edhe nën ndikimin e alkoolit , ku pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar 2.49 promila.

I njëjti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore .