Lajme

Arrestohet në Rinas i shumëkërkuari për vrasjen e oficerit të RENEA-s

Policia ka arrestuar në Rinas Beqo Ibrahimin,

Policia ka arrestuar në Rinas Beqo Ibrahimin, i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Beqo Ibrahimi ishte në listën e të shumëkërkuarve të policisë.

Beqo Ibrahimi dyshohet se ishte pjesë e grupit që qëlloi mbi oficerët e policisë në Lazarat, vetëm pak muaj pasi policia kishte shkatërruar platancionet me kanabis në këtë fshat.

Ibrahim Basha bashkë me një grup oficerësh të policisë, shkuan për kontroll në Lazarat, pasi morën njoftim për të shtëna me armë. Por drejt tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo mbërritën në Lazarat, duke lënë të vdekur oficerin e RENEA-s, Ibrahim Basha. Ngjarja ndodhi në 24 qershor të 2015-së. Sot në qeli janë edhe shokët e Beqo Ibrahimit.


Etiketa: ,