Lajme

Arrestohet i dyshuari që po bashkëjetonte me një të mitur

Një person është arrestuar të premten në Fushë

Një person është arrestuar të premten në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ka bashkëjetuar me një të mitur, njofton Insajderi.

Rasti në polici është hapur si “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeç”.

“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com