Teknologji

Arrestohet 31 vjeçari në Mitrovicë

Policia në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar se k

Policia në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Lajmin për Gazetn Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë se Kosovës për rajonin e Mitorvicës, Avni Zahiti.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 14:30, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç’ rast i dyshuari- ngasësi i veturës duke i penguar dhe mos-përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, i njëjti ka kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia njofton se ndaj të dyshuarit të arrestuar A. H.,31 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje./Insajderi.com