Lajme

Arrestohen tre persona në kufi, tentuan të kontrabandojnë emigrantë dhe mallra

Tre persona janë arrestuar të mërkurën në zonën

Tre persona janë arrestuar të mërkurën në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan të Ranillugës, pasi dyshohet se kanë kryer për veprën penale, ‘kontrabanda me mallra’ dhe ‘kontrabanda me emigrantë’, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, të dyshuarve u janë konfiskuar mallrat e kontrabanduara si dhe janë trajtuar nëntë emigrantë të cilët ishin pa dokumente identifikimi.

“Njësia patrulluese e policisë kufitare, më 20.04.2021 rreth orës 19:00 min, në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan KK Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, tutje në njoftim është bërë e ditur se drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.

“Në këtë rast policia ka konfiskuar, Birra 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total), Laptop të përdorur gjithsej 51 copë, Rregullator për laptop 98 copë, Tastatura për laptop te përdorura 39 copë, Pula të gjalla 53 copë, Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë, Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram, Rafte metali 15 copë dhe 13 artikuj ushqimor 248 copë”.

Kurse, me aktvendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje dhe dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21 prill 2021, në ora 11:10, në hyrje në Terminalin Doganor policët kanë kontrolluar me prisje të veçantë një kamion që drejtohej nga S.N, i cili vinte nga Greqia.

“Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar”, përfundon njoftimi i policisë./Insajderi.com

Tre të arrestuar në dy raste për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra

Prishtinë, më 21 prill…

Posted by Kosovo Police on Wednesday, April 21, 2021