Maqedoni

Arrestohen djemtë e Sasho dhe Vllatko Mijallkovit, dyshohet se kanë rrahur një të ri

Djali më i ri në moshë i ish shefit të DSK-

Djali më i ri në moshë i ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe djali i vëllait të Sasho Mijallkov, gjegjësisht djali i Vllatko Mijallkov si dhe tre persona tjerë kanë përfunduar në Stacionin Policor të Kisella Vodës, transmeton Alsat. Të njëjtit mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë rrahur një 19-vjeçar në një kafene në Shkup.

– Advertisment –

“Më 27.03.2021 në 00.30 në Stacionin Policor të Qendrës, IS (19) nga Shkupi raportoi se me 26.03.2021 rreth orës 21.45 në dhe para një objekti të gastronomisë në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga Zh.K., A.M., M.K, F.M, S.R dhe I.S. Personat janë thirrur në stacionin e policisë ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve jozyrtar, përleshja ka nisur fillimisht në një kafene dhe ka vazhduar jashtë në rrugë, në lagjen “Debar Maallo” në Shkup.