Kronika e Zezë

Arrestohen 12 persona në Shkup, kapen me lëndë narkotike

Nga MPB njoftojnë thonë se dje kanë arrestu

Nga MPB njoftojnë thonë se dje kanë arrestuar 12 persona për shkak se janë kapur me lëndë narkotike.

“Mbrëmë (21/22.05.2022) nga zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të kundërligjshme në SPB Shkup, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup gjatë kontrollit të objekteve hoteliere në zonën e SPB-së Shkup kanë arrestuar 12 persona, me ç’rast te N.V. (42), G.N. (20), S.J.(21), A.J.(35), G.T.(33), L.R.(34) është gjetur lëndë pluhur, ndërsa te D.M (23), J.L. (21), L.J.(18), B.B.(26), H.I.(20) dhe D.M.(39) është gjetur marihuanë.
Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e MPB-së.