Kronika e Zezë

Arrestohen 11 persona për import, eksport dhe shitje të armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona për kryerjen e veprës penale, import, eksport, furnizim, transportim prodhim, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, aksioni është realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Pejës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndermjetesimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialve plasese’ Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special sot, më 29.09.2020, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 (dhjetë) lokacione të ndryshme.

“Hetuesit e DHKO-së janë përkrahur nga njësitet policore: Njësia Speciale Operative (NJSO), Njësia me qenë -K9 dhe dy njësi të Stacionit Policor Pejë. Gjatë operacionit janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshme të armëve.

“3 (tre) armë të gjata gjysmë-automatike, 6 (gjashtë) armë të vogla, 2 (dy) karikatorë, 1 (një) dylbi, 180 fishekë (kalibër të ndryshëm), 2000 (dymijë) euro, 2 (dy) vetura dhe 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil”, theksohet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, njëmbëdhjetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.