Lajme

Arrestimi i Rrajës për atentatin, Basha: Luftë e bandave në pushtet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas arres

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të Redjan Rrajës, i afërmi i deputetit socialist Rrahman Rraja për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja të premten pasdite te mbikalimi i Shkozetit. Në një deklaratë të shkurtër për mediat nga selia blu, Basha tha se gjithçka është luftë mes bandave në pushtet.

“Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm dhe zgjedhje të parakohshme që do ti kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do ti fuqizojnë duke zgjedhur në parlament dhe qeveri njerëz që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim. Në funksion të kësaj është dhe turi im që sapo kam nisur. Një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi jo vetëm i halleve, por edhe zgjidhjeve që duhet të prodhojë një qeveri dhe parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm”, u shpreh kreu demokrat.

Prononcimi i plotë i Bashës:

Pyetje: Për atentatin ku ndodhej edhe një prokuror, është arrestuar një i afërm i një deputeti të PS. A keni një koment?
Lulzim Basha: Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.

Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur. Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe i të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe i zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm.


Etiketa: , , , ,