Lajme

Arratisja e dy të miturve nga Burgu i Lipjanit, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka supenduar dy zyrtarë korrektues pas arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave ,SHKK’ja ka bërë me dije se deri te suspendimi ka ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i  cili do të hetojë rastin në tërsi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 29 tetor 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i  cili do të hetojë rastin në tërsi.