Bota

Arratisen nga burgu, vdesin në aksident trafiku

Pesë të burgosur kanë vdekur sot kur makina e tyre e arratisjes u përplas me një pemë, pas një daljeje masive nga burgu në Liban.

Një total prej 69 të burgosurish thyen dyert e burgut pranë kryeqytetit Beirut në orët e para të mëngjesit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Pesëmbëdhjetë prej tyre u rikapën, njoftonte agjencia shtetërore e lajmeve NNA, mes të cilëve ishte dhe një qe u kthye në burg i shoqëruar nga e ëma.

Forcat e sigurisë po kryenin kontrolle të shumta në zonë dhe banorët u paralajmëruan të jenë vigjilentë.

Ndërsa aksidenti i rëndë ndodhi kur gjashtë të burgosur morën me forcë një automjet gjatë largimit nga zona e Baabda.

“Një veturë e bardhë Dacia u përplas me një pemë, në të cilën u gjetën një numër të burgosurisht që e kishin marrë atë me forcë nga shoferi”, tha agjencia e lajmeve, duke shtuar se pesë nga pasagjerët kishin vdekur dhe një ishte plagosur.

Një prokuror tha se një nga pistat e hetimit ishte bashkëpunimi i rojeve të burgut me të burgosurit.