Showbiz

Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident me katër automjete. Zbulohet gjendja e tij

Aktori dhe ‘bodybuilderi’ i njohur ,Arnold Schw

Aktori dhe ‘bodybuilderi’ i njohur ,Arnold Schwarzenegger, është përfshirë në një aksident me katër automjete të premten pasdite në ‘Brentwood’.“Përplasja ndodhi rreth orës 16:30 në kryqëzimin e ‘Bulevardit Sunset’ dhe ‘Allenford Avenue’ ”, tha oficeri Drake Madison, një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Anxhelos.



Mjekët transportuan një grua që pësoi një gërvishtje në kokë në spital, sipas një deklarate të policisë. Një zëdhënës i Schwarzenegger konfirmoi se aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë sapo kishin lënë shtëpinë e tij dhe po ai ngiste një ‘GMC Yukon’, e cila goditi një Toyota Prius.“Schwarzenegger nuk u lëndua dhe qëndroi në vendngjarje”, tha zëdhënësi i tij.

“Ai ishte i shqetësuar për gruan e plagosur, e kontrolloi atë foli me zjarrfikësit dhe policinë”, vazhdoi më pas zëdhënësi.

“As alkooli apo droga nuk dyshohen si një faktor në këtë përplasje,” tha policia e Los Anxhelos-it në një deklaratë. “Të gjitha palët mbetën në skenë. Nuk do të ketë informacion të mëtejshëm.”