Lajme

Armeni: Vazhdojnë protestat kundër kryeministrit armen

Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeminis

Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan në Armeni bllokuan trafikun në disa rrugë në kryeqytetin Jerevan, transmeton Insajderi.

Edhe sot në kryeqytetin Jerevan kanë vazhduar protestat që cilat filluan pasi Pashinyan pranoi humbjen përballë Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut të pushtuar nga Armenia.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Protestuesit bllokuan trafikun në disa rrugë në qendër të qytetit dhe brohoritën me slogane kundër dhe për dorëheqjen e Pashinyan.

Në pamjet e publikuara në median armene, vërehet se disa nga policët përpiqen të zhbllokojnë sërish trafikun nëpër rrugë duke drejtuar automjetet e tyre mbi protestuesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë, janë arrestuar disa nga protestuesit të cilët u shpërndanë me ndërhyrjen e policisë. /Insajderi.com