Lajme

Armend Zemaj zbardh detaje të atentatit ndaj Tahir Zemajt

E financuar dhe e organizuar për të dëmtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte vrasja e kolonelit,Tahir Zemajt. Kështu ishte deklaruar nipi tij, Armend Zemaj tani ministër i shëndetësisë, duke theksuar se ndonëse rasti nuk është zbardhur ende, ai nuk ka hequr dorë nga përcjellja e rastit.

Zemaj kishte deklaruar se të gjitha dëshmitë e asaj nate kur ka ndodhur vrasja lidhen dhe shfaqin një rast shumë mirë të përgatitur, gjë që u ka mundësuar sulmuesve të ikin.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Nga aspekti i pozitës që kam pas asnjëherë nuk kam hequr dorë nga e vërteta, nga pretendimet për të zbardhur rastin në fjalë. Shihet qartë se këto vrasje kanë qenë mirë të organizuara dhe mirë të financuara për ta dëmtuar LDK-në”, kishte thënë Zemaj, në Rubikon të KTV-së

Zemaj ka theksuar se atentati ndaj Tahir Zemajt ishtë bërë nga largësia me granatë.

“Atë kohë patën mbetur disa të plagosur, në lokalin ku ishte koloneli Tahir Zemaj”, pati deklaruar Zemaj, i cili pati theksuar se vrasjet e zyrtarëve të lartë të LDK-së, para hyrjes së banesave ishte bërë me qëllim që t’u futej frika.

“Mënyra e ndalesës, e njëjtës kohë, e përcjelljes dhe dëshmive që janë ofruar, ndalesa e rrymës, kërkesa për ndihmë nga organet policore, makina e personelit ndërkombëtar me personel vendor d.m.th ka qenë një rast shumë mirë i përgatitur”, kishte deklaruar Armend Zemaj, tani ministër i shëndetësisë.