24 orë+ Lajme

Arianit Koci: Qysh e kemi popullin ashtu i kemi edhe pushtetarët dhe institucionet

I ftuar në emisionin “PA MASKË”, avokati Arianit Koci ka drejtuar akuza të shumta në adresë të sistemit të drejtësisë. Sipas tij, përgjegjësit kryesorë të degradimit të sistemit të drejtësisë janë vetë politikanët me interferimet e tyre duke krijuar grupe interesash përbrenda vetë sistemit, njofton 24-ore.info

“Sistemi i drejtësisë nuk është i mirë, por këtu nuk është problemi veç tek politikanët sepse politikanët janë në fakt përgjegjësit kryesorë që e kanë pru sistemin e drejtësisë këtu , me politika të gabueshme kadrovike që 20 vite vazhdimisht kanë futur nëpër gjykata, porkurori, madje kjo është e lidhur prej policisë e zinxhiri deri nëpër gjykata, njerëz pa merita, kanë krijuar struktura qoftë partiake, qoftë klanore. Interesat fisnore i kanë realizuar përmes këtyre sistemeve dhe gradualisht edhe ata pak profesionistë që kanë qenë e kanë parë që nuk munden me funkcionu në atë ambient. Ka profesionistë edhe në prokurori dhe nëpër gjykata, por janë të paktë dhe nuk po janë të zëshëm, nuk po janë të fuqishëm me i shty agjendat. Por, gradualisht profesionistët kanë filluar dhe po largohen dhe të punojnë nëpër iniciativa private në vende të ndryshme”, ka deklaruar Koci.

Sipas tij, niveli i popullatës e reflekton edhe nivelin e gjyqësisë në Kosovë dhe kjo manifestohet edhe në sfera të tjera të rëndësishme siç janë arsimi dhe shëndetësia. /24-ore.info