24 orë+ Lajme

Arianit Koci: Jam pro shamisë në shkolla

I ftuar në emisionin “PA MASKË”, avokati Arianit Koci ka ndërmendur edhe situatën e mbrojtjes së të drejtave të vajzave të mbuluara që të kenë të drejtën e shkollimit. Sipas tij, nuk mund që në dy raste të ngjashme të ketë dy vendime të ndryshme në komuna të caktuara, njëri që e lejon shkollimin e tyre, ndërsa tjetri i cili e ndalon, njofton 24-ore.info

“Nuk i mbrojë shamiat, por i mbron kushtetuta. Të drejtat dhe liritë fetare janë të garantuara, e drejta për manifestimin e fesë, janë të garantuara me kushtetutë. E dyta, çdo e drejtë kushtetuese mund të kufizohet vetëm me ligj, është nëni 55 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Dhe, me një udhëzim administrativ, me një akt nënligjor, nuk mund të ndalohen. Ne kemi pasur situatë të diskriminimit të pastër. Pse ka filluar krejt kjo? Ka ardhë prindi me vajzën dhe më kanë thënë, avokat, qysh është e mundur që në këtë qytet vajzën nuk duan të ma pranojnë pse ka shaminë e kokës, ndërsa kushëririt tim në qytetin tjetër ia kanë pranuar pa asnjë problem. Do të thotë, dy fëmijë të një familjeje, njëra është pranuar pa problem ndërsa tjetrën nuk kanë dashur t’ia pranojnë, e ka interpretuar drejtori i shkollës ndryshe”, ka deklaruar Arianit Koci, i cili thotë se kjo është situatë e diskriminimit konkret.

Koci ka deklaruar se kjo paqartësi e krijuar në bazë të një vendimi administrativ lehtësisht mund të zgjidhet nëse definohet me ligj, por sipas tij një gjë e tillë nuk ndodh ngaqë asnjë partit politike nuk ka guxim ta ndërmerrë një hap të tillë për shkak se frikësohen se do të mund të humbin vota.

Ai është shprehur se personalisht nuk do t’i pengonte që fëmija i tij të shkollohej në një klasë me dikë që është e mbuluar dhe se kjo është e drejtë e garantuar me Kushtetutë./24-ore.info