24 orë+ Lajme

Arianit Koci: Gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk duhet t’u verifikohet vetëm pasuria, por edhe dija

Arianit Koci në emisionin “Pa maskë” ka ngritur shqetësimin për profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët veprojnë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Koci ka thënë se një profesionist i mirë i drejtësisë nuk mund të matet nga rastet e zgjidhura, mirëpo nga arsyetimi i rastit dhe se duhet një evaluim rrënjësor i sistemit të drejtësisë, jo vetëm duke e verifikuar pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe të dijes së tyre.

“Secilin gjyqtar dhe secilin prokuror e kisha shti në një lloj kontrolli, por jo vetëm kontrollë për pasurinë se nuk është e vërtetë që çdo gjyqtar dhe çdo prokuror është i korruptuar. Ka edhe të korruptuar, por ka edhe gjyqtarë shumë të ndershëm, ka gjyqtarë dhe prokurporë që janë të ndershëm por janë të padijshëm. Ai të bën dëm njësoj si i korruptuari. Do të thotë duhet t’i shohim edhe në aspektin e dijes se sa kanë kapacitet”, ka deklaruar Koci në emisionin “PA MASKË”, njofton 24-ore.info

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas tij, mjafton të shikohet kualiteit i aktgjykimeve ngaqë nuk është gjithaq me rëndësi nëse është dënuar ose jo një person, por mënyra se si është arsyetuar ai vendim i cili, sipas Kocit është vendimtar për vlerësimin e profesionalizmit të një gjyqtari./24-ore.info