24 orë+ Lajme

Arianit Koci: Albin Kurti nuk diti ta mbajë pushtetin, s’mund të qeverisë pa partnerë

“Populli pjesërisht e ka thënë fjalën e vet sepse partia e cila i fitoi zgjedhjet, pra nuk kemi dilema a i ka fituar apo jo sepse i ka fituar zgjedhjet, por nuk i ka pasur 51%. I kanë pasur 28-30%… partia fituese duhet t’i krijoj ashtu rrethanat që nëse nuk i ke 51%, krijoj partnerët. Nëse nuk je i aftë me kriju partnerë, normal që ke me ra… janë rregullat politike asisoj. Je partia e parë, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, krijoi partnerët, gjeji partnerët, krijo miqësi”, ka deklaruar Arianit Koci në emisionin PA MASKË, njofton 24-ore.info

Ai ka thënë se për interesa të popullit duhet të gjendet mënyra për të krijuar parneritet. I pyetur nëse, sipas tij, Albin Kurti nuk u tregua i shkathët në këtë drejtim, ai është përgjigjur.. : “Jo, absolutisht. Është dashur me e gjetë formën me e mbajt pushtetin nëse ka menduar se i me e mbajt pushtetin nëse ka menduar se i çon projektet përpara, përndryshe derisa nuk i merr 51%, gjithmonë ka me qenë opozitë”, ka deklaruar Koci.

Sipas tij nuk ekzistojnë formula tjera për të qeverisur në sistemin aktual politik në Kosovë./24-ore.info