Lajme

Arben Vitia katërfish më i votuar sesa Lumir Abdigjiku

Tashmë janë shpallur rezultatet përfundimtare nga KQZ për zgjedhjet e fundit parlamentare. Tre emrat më të votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje janë Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Arben Vitia. Ndërsa në LDK, tre më të votuarit janë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdigjiku.

Edhe personi i tretë në Listën e Vetëvendosjes, Arben Vitia është më i votuar sesa kandidati për kryesministër Avdullah Hoti. Vitia ka marrë 107 mijë vota, ndërsa Hoti 69 mijë vota.

Arben Vitia dhe Lumir Abdigjiku janë përfolur edhe si emra të mundshëm për kryetar të Komunës së Prishtinës, ndërsa nga rezultati i këtyre zgjedhjeve del se Vitia i Vetëvendosjes është katërfish më i votuar sesa Abdigjiku i LDK-së që ka grubulluar 25 mijë vota./24-ore.info