Lajme

Arben Vitia emëron një këshilltar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka emëruar përsëri si këshilltar politik të tij Sami Ukën.

Uka është kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ai edhe gjatë vitit të kaluar kur Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte këshilltarë politik i tij.

Uka e ka konfirmuar sot se është zgjedhur këshilltarë i ministrit Vitia, ndërsa nga ana e ministrit Vitia ende nuk është bërë publike emërimi i Ukës.