Kosovë

Anton Quni tregon pse po kandidon për kryetar të LDK’së dhe se çfarë raportesh ka me Hazirin e Abdixhikun

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka folur për arsyet që e kanë shtyrë që të kandidojë për kryetar të kësaj partie. Ai tha se ka dashur që në opinion të krijojë një bindje që zgjedhjet në LDK janë demokratike dhe të hapura për të gjithë.

“Unë besoj në atë se zgjedhjet brenda LDK’së do të jenë në nivelin më të lartë demokratik. Kjo ka qenë një ndër arsyet që e kam nominuar edhe veten. Thjeshtë për të krijuar një opinion se ne jemi më të hapur. Është krijuar një bindje që zgjedhjet brenda LDK’së janë një skenar për të cilën ne nuk kemi pasur kundërargument, edhe pse të gjitha zgjedhjet kanë qenë demokratike“, ka thënë ai në emisioni “Frontal, në T7.