Lajme

Anglia hap dyert për Italinë dhe 58 shtete të tjera, por jo për Amerikën

Qeveria e Anglisë, ka filluar të lehtësojë masa

Qeveria e Anglisë, ka filluar të lehtësojë masat e saj kundër Covid 19.

Ata kanë vendosur që të hapin kufijt e tyre me 59 shtete të botës, duke përfshirë shtete si Italia, Gjermania, Franca etj, por ky lehtësim, nuk vlen për vizitorët nga Amerika, shkruan CNN, raporton Insajderi.com.

Të gjithë ata që udhëtojnë nga Amerika për në Angli, do të detyrohen të karantinohen dhe të ndekin udhëzimet strikte që ka vendosur qeveria e Johnson.

Kjo sepse Amerika po konsiderohet si një nga vatrat ku ka përhapje më të madhe të Covid 19./Insajderi.com