Lajme

Anglia dhe Italia ‘mbajnë frymën’, sot Liverpool-City dhe Juve-Milan

Në Angli e kanë quajtur si sfida e vitit.

Në Angli e kanë quajtur si sfida e vitit. Përballet Liverpool dhe Manchester City, dy pretendentët kryesorë për të fituar kampionatin. Djemtë e Klop-it, presin në shtëpi skuadrën e Guardiolës. Mungesa e madhe e City-it është Lorik Sane, ndërkohë që Liverpool i ka të gatshëm yjet e tij.

Favoritë në këtë ndeshje duket se nuk ka. Liverpool është 6 pikë para skuadrës së Guardiolës dhe një fitore sot, do ta thellonte akoma dhe më shumë distancën.

Ndërkohë në Itali, Juventusi do të përballet me Milanin. Nuk është si sfida e disa viteve më parë, por në Itali e quajnë ende një”klasike” këtë përballje. Juventuesi është i favorizuar, por Milani duket se ka ende disa armë dhe përpjekja e vetme është që të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje.


Etiketa: , ,