Maqedoni

Angellov: Mbaroi koha kur thyeja tjegulla me kokë, tani udhëheq me Shtabin Kryesor për Menaxhim me Kriza

Pas shpalljes së gjendjes së krizës, ushtrues

Pas shpalljes së gjendjes së krizës, ushtrues detyre drejtor i Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza është emëruar Stojançe Angellov. Ai përmes profilit të tij në Facebook ka informuar për emërimin e tij duke kërkuar që edhe qytetarët të kyçen në menaxhimin e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, duke shkruar për ide dhe vërejtje në faqen e QMK-së.

“Të dashur miq të FB! Mbaroi koha kur thyeja tjegulla me kokë, tani udhëheq me Shtabin Kryesor për menaxhim të krizës të shkaktuar nga Covid 19. Për punë më të suksesshme të Shtabit të Kryesor, përveç pjesëmarrjes së shumë ekspertëve nga institucione të ndryshme, janë të mirëseardhura të gjitha idetë tuaja konstruktive, vërejtjet, këshillat dhe kritikat, të cilat mund t`i shkruani në faqen e Qendrës për Menaxhim me Kriza”, ka shkruar Angellov.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në lidhje me: Sot pasdite mblidhet Shtabi Kryesor për Menaxhim me Kriza

The post Angellov: Mbaroi koha kur thyeja tjegulla me kokë, tani udhëheq me Shtabin Kryesor për Menaxhim me Kriza appeared first on Alsat.