Lajme

Anëtari i delegacionit të Kosovës tregon se si ia vodhën çantën në Bruksel

Anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Muhamet Mustafa ka reaguar në lidhje me raportimet për vjedhjen e çantës së delegacionit kosovar.

Mustafa ka shkruar në Facebook duke thënë se s’ka ndodhur asnjë skandal. Ka thënë se i janë vjedhur vetëm gjëra personale.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas tij, në çantë ka pasur vetëm dokumente personale dhe të holla.

“Në një portal u lajmërua se është humbur një çantë e delegacionit të Kosovës për bisedimet në Bruksel, dhe se kjo është mbajtur fshehtë dhe kjo paraqitet si skandal. Mua më ka ndodhur të humbi (ose të me vidhet) çanta ku kam pasë dokumente personale dhe të holla”, ka thënë ai.

“Pas një kohe dokumentet janë kthye, por të hollat janë marrë. Pra është një rast i një humbjeje personale dhe nuk ka asgjë të bëjë me delegacionin, tentimet që nga kjo të ndërtohet një ‘skandal’ janë apsurde. Natyrisht që në për këtë nuk kemi pasë nevojë të mbajmë konferencë për shtyp por as që e kemi mbajtur fshehtë, pasi nuk kishte asnjë nevojë për këtë”, ka shkruar Mustafa.

Ndërkaq, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku ka konformuar sot për Gazetën Insajderi se Mustafës i është vjedhur çanta në Bruksel në fillim të shtatorit.

Baxhaku ka thënë se çanta e humbur nuk ka pasur asnjë dokument zyrtar të shtetit të Kosovës apo konfidencial.

Të gjitha dokumentet në çantë kanë qenë personale të Muhamet Mustafës.

“Nuk është humbur çanta, por me 4 shtator Muhamet Mustafës i cili ka qenë pjesë e ekipit të ekspertëve në delegacionin e Kosovës në Bruksel në procesin e dialogut i është vjedhur çanta në të cilën qantë ka pasur vetëm dokumente personale, llaptopin, dokumente personale. Nuk ka asnjë dokument konfidencial ose të shtetit, përveç personale, llaptopi, leternjoftimi, kuleta çka ka mundur të ketë në çantë”, ka thënë Baxhaku për Insajderin.