Lajme

Anëtarët e Kushtetueses, Delegacioni i BE-së mbështet Kuvendin

Mes shumë debatesh e polemikash me Presidentin

Mes shumë debatesh e polemikash me Presidentin e Republikës, sot Parlamenti votoi dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ky votim i kontestuar nga Meta por dhe nga opozita është përgëzuar nga  delegacioni i BE-së në Tiranë.

Në një postim në Twitter, delegacioni i BE që drejtohet nga ambasadori, Soreca shkruan se presin krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Sot Parlamenti shqiptar zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe

PD akuza Dvoranit dhe Ramës: Zgjedhja e anëtarëve, puç kushtetues


Etiketa: , , , ,