Sport

Andrea Pirlo bllokoi shitjen e tre yjeve të Juventusit gjatë verës

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo në afatin veror ka ndaluar shitjen e tre lojtarëve që nuk i donte klubi.

Ish mesfushori zëvendësoi Maruizio Sarrin, ndërsa është duke punuar të formojë skuadër më të mirë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Mirëpo, në afatin veror, tekniku italian bllokoi largimin e tre lojtarëve të ekipit të parë.

Mesfushori Adrien Rabiot ka pasur oferta nga Premierliga, por Pirlo është admirues i francezit, andaj vendosi ta mbajë.

Merih Demiral gjithashtu kërkohej nga klubi i madh anglez, Leicester City, por oferta u refuzua nga “Zonja e Vjetër”.

Ndërsa, mbrojtësi tjetër Danilo pritej që të largohej, por Pirlo vendosi ta mbante në skuadër.

Tani ish ylli i Manchester Cityt është duke luajtur në pozicion të ri, atë të qendërmbrojtësit dhe është i vetmi lojtar në skuadër që ka zhvilluar çdo ndeshje këtë edicion.