Kult

“Anadrinia Jeho”, tre ditët magjike të festivalit folklorik të Rahovecit

Demostrim virtyozë i artit popullor nga artist

Demostrim virtyozë i artit popullor nga artistë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi



Nga Ftim Çaushi – Është bërë traditë tashmë që festivali “Anadrinia jehon”, zhvillohet në Rahovecë të Kosovës. Është një festë e vërtetë me momente të rralla e të papërsëritshme, që e pasurojnë, e fisnikërojnë jetën shpirtërore. Mes emocioneve të shumta në ditët e festivalit, mbizotëroi më e ndritshmja, më e bukura: gëzimi, ngrohtësia njerëzore, ndjenjë që di ta rrezatojë vetëm Arti i Madh i Popullit. Me shumë mbresa u prezantua në skenë epika legjendare, epika historike, baladat, vallet burimore, lojërat popullore zbavitëse, këngët e çobaneshave “me gisht në fyt”, baladat dhe këngët lirike të dashurisë, të dasmës, kurbetit etj, të përcjellura me vegla tradicionale siç janë çiftelia sharkia e deri te pasuritë etnografike, siç janë veglat e vjetra të punës, instrumentet apo veglat muzikore tradicionale idiofonike, (rrokaça, pushkalla, fujza, aerofonike:fyelli, sponi, kavalli, ndrrojsat, gajdja ose mezhnica, zurla, kordofonike: lahuta, çiftelia, sharkia, membranofonike: defi, lodra apo tupani.Artistët e instrmentave membranofonikë, krijonin ndiesinë, se në skenë po improvizohej një betejë e vërtetë. Të gjitha këto u prezantuan edhe me veshjet popullore përkatëse të zonave të ndryshme, si pasuri e veçantë e kulturës sonë materiale me vlera të rralla etnografike të të gjithë Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve shqiptare.Ndonse në mënyrë skematike, në festival erdhën edhe ceremonialet e dasmës, riti i bletës, këngë e djepi etj. Emocion të veçantë krijuan artistët popullorë të Shoqërive Kulturore dhe Artistike “Bajram Curi” “Krusha e Madhe, “Zërii Kamenicës”, “Trashëgimi dardane”Tropojë, Ansambli “Kastriotët”Ferizaj, Ansambli “Kaltersia”Tiranë, Ansambli “Malsori”Gjonaj, Ansambli “Emin Duraku”Maqedoni e Veriut, Ansambli “Agimi”Prizeren, Ansambli “Ana Morava”Viti, Ansambli “Jahi Hasani”ÇegranMaqedoni e Veriut, Ansambli “Bajram Curri”Prishtinë, ansambli i Belshit nga Elbasani. Përshndeti grupi folklorik nga Gjeneva dhe solistja e talentuar Fatime Kalimashi nga Rahoceci me banjim në Zvicër. Meloditë instrumentale, vokalet e pastra të solistëve dhe veçanërisht vallet dhe etydet koreografike,ishin një univers më vete, ku valltarët shpalosën drama të jetës së popullit shqiptar, por edhe triumfin e tij. Vallet ishin me emocione, plot dinamikë dhe elemente mjeshtërore koreografike që në tërësi sollën para publikut spektakël të vërtetë artistik. Me shumë art u interpretua polifonia nga grupi i Velçës Vlorë. Marrësja e këngës Bejushe Demaj, ishte një soliste brilante, me një intonacion impresionues që dhduronte kënaqësi estetike. E shoqëruar nga një kthyes dhe hedhës profesionist, por edhe me një iso të intonuar mjeshtërisht,grupi polifonik krijoi një harmoni të përsosur.Arbëreshët e Italisë, ndonse pranuan se artii të parëve të tyre “po humbet”, interpretuan me shumë emocion disa melodi tipike arbëreshe që përcillnin mallëngjim.

Festivali “Anadrinia jehon”, edhe një herë dëshmoi, se folklori dhe kultura e popullit shqiptar buron dhe gjallon në të gjitha hapësirat e jetës së popullit. Kjo magji artistike dhe njerëzore, ka elektrizuar komunitetin e Rahovecit, por edhe miqtë që kanë interpretuar në të. Në festivalet e Rahovecit, krijohet ndiesia, sikur nga thellësia e shekujve, zbret qëndresa epike e shqiptarit. Ky është lapidari shpirtëror, që kishte ngritur populli për tërë sakrificat; në mbrojtje të truallit të shenjtë, për tërë historinë që e kishte përballuar si askush tjetër. Këta artistë, me artin e tyre ndihmonin të përjetohej historia me majat e qëndresës së saj, duke i qëndruar besnikë traditës artistike. Festivali “Anadrinia Jehon”, njëherazi është edhe shkollë e edukimit etnik, patriotik dhe argëtimi kulturor, përkundër tendecave për shkrirjen kulturore të etnisë, që ka zotëruar në përpjekjet e pushtetit serb për një shekull.Qëllimi dhe idea kryesore e mbajtjes së këtij festivali, ishte ruajtja dhe kultivimi i këngës dhe valles së bukur shqipe. Ato dëshmojnë, se shekuj me rradhë këtu është kënduar dhe është kultivuar në mënyrë të pandërprerë etnosi dhe kënga arbërore. Aktivizimi masiv i moshës së re shkollorembetet shpresë, se Festivali “Anadrinia jehon” nuk do të shuhet kurrë. Në natën e tretë të festivalit, u promovuamonografia”Jehon Anadrinia”, një botim me vlera etnokulturore që pasuron arkivin artistik të popullit. Botimi i monografisë për 20 festivalet e Rahovecit, botuar nga studiuesit e talentuar Qemal Krasniqi dhe Muharrem Morina, është një ngjarje kulturore për Komunën e Rahovecit. Promovimi i saj mes të atij spektakli artistik, sikundër ishte Festivali i XXI “Anadrinia Jehon”, mori domethënie historike dhe artistike. Autorët me përkushtim, mençuri dhe kompetencë profesionale, e kanë sistemuar materialin folklorik të ardhur në koto festivale, në mënyrë kronologjike, por gjithmonë të vlerësuar si një krijimtari shpirtërore që vjen prej shekujsh, i mbrujtur nga Lokemadhet, të cilat përmes ceremonialeve që shoqëronin jetën e shqiptarit nëpër shekuj, kanë mbrujtur shpirtrat e gjeneratave që zëvendësonin njëra tjetrën në procesin jetik.

Studimi për Festivalin Folklorik të Rahovecit, shoqërohet me njëparashtrim historik, qëhedh dritë mbi gjenezën e këtij manifestimi të madh artistik mbarkombëtar, njëherazi edhe për përpjekjet e intelektualëve dhe administratës së Komunës për ngjizjen e këtij aksioni artistik, si një afirmim i vlerave shpirtërore të këtij populli të lashtë. Përmes librit prezantohen nëpër viteansamblet dhe grupet folklorike pjesëmarrëse në këto festivale, si dhefolklori burimor i llojeve dhe gjinive të krijimtarisë shpirtërore dhe materiale të popullit tonë. Festivalet folklorike i dhanë një masivizim të paparë flolklorit edhe në gjeneratat e reja. Për masivizimin dhe zhvillimin e artit popullor, që dëshmon për identitet dhe autoktoni të popullit shqiptar, janë prononcuar disa nga specialistët dhe organizatorët e këtyre festivaleve, çka e bëjnë përmbajtjen e këtij libri më konkret dhe më të larmishëm. Autorët kanë theksuar, se Festivalet Burimore të Rahovecit u bënë manifestimet më të rëndësishme kulturore në jetën artistike të trevës. Në këtë botim dëshmohet, se populli ynë nëpër festivale ka ruajtur dhe kultivuar të gjitha elementët e lashta të kësaj pasurie, deri te pasuria materiale etnografike. Rëndësia historike e këtij botimi, nuk është vetëm arkivor, por edhe artistic, sepse ka fiksuar vlerat estetike të krijimtarisë shpirtërore të popullit shqiptarë, jo vetëm të trevës së Kosovës, por edhe të trevave mbarëshqiptare. Nëpërmjet monografisë lexuesit informohen për mesazhet e mëdha që kanë sjellë ansambet folklorike në këto festivale:Monografia përveç një materiali të pasur fotografik, përmban edhe tribunën shkencore të organizuar në vitin 2019, ku morrën pjesë studiues të fushave të ndryshme të folklorit. Në të ardhmen monografia do të pasurohet me matetal të ri artistzik, jo vetm nga festivalet, por edhe nga hulumtimet në terren për vlerat artistike, estetike dhe etnografike, që akoma ruhen në popull. Për ta konkretizuar rëndësinë e kësaj monografie të pare, për kulturën shpirtërore të trevës së Ravohecit, do të sjellim një krahasim: Kur studiuesit shqiptarë gjatë punës së tyre zbulojnë ndonjë gjysëm poezie të këngëve shqiptare të cituar nga udhëtarë apo studiues të huaj para 100, 200 apo 300 vjetësh, janë gëzuar si fëmijë, sepse e konsiderojnë pasuri shpirtërore të popullit që i ka munguar gjuha e shkruar prej pushtuesve të huaj. Këto këngë janë përdorur si referenca për krijimtarinë e begatë shpirtërore të popullit e ndoshta një pasuri shpirtërore më e madhe sesa edhe e popujve të tjerë. Pas 30, 50, apo 100 vjetësh studiuesit e ardhshëm për të studiuar krijimtarinë shpirtërore të popullit të trevës, do t’i referohen monografisë së Qemal Krasniqit dhe Muharem Morinës dhe do të thonë: “Ka pasur festivale folklorike Rahiveci në fillim shekullin e XXI?! Sa e pasur shpirtërisht paska qenë vendlindja jonë! Këto konstatime do të jenë vlerësime në vazhdimësi për punën shumë të vlefshme të dy studiuesve të ardhshëm, sepse botimet do të mbeten nëpër biblioteka dhe mjete të ndryshme të informacionit.Njëherazi kjo monografi do të shërbejë edhe si nxitje për të mos e lënë kulturën e pasur shpirtërore të popullit tone të na humbasë.Me përkushtimin e organizatorëve të festivalit, me ndërgjegjësimin e artistëve popullorë dhe me kujdesin e veçantë të Komunës, ky festival e ka siguruar vazhdimësinë e tij edhe në shumë edicione.