Showbiz

Ana flet për të kaluarën e dhimbshme: Ka dhunë, nuk doja që të më shikonin për gjynah

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi rrëf

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi rrëfeu në “Trotuar” një pjesë të së shkuarës së saj.





Ana u shpreh se ka një të shkuar të dhimbshme, me shumë vuajtje dhe historia e saj do prekte çdokënd. Ish-konkurrentja shtoi se nuk e ka ndarë historinë e saj pasi “nuk doja që të më shikonin për gjynah”.

“Edhe njerezit që mendojnë se s’kanë zemër, po të dëgjonin historinë time do të kuptojnë se kanë zemër. Fakti që nuk e tregoj atë histori nuk është se më dhemb, sepse e kam pranuar veten, e kam lënë pas të shkuarën dhe kam vazhduar përpara por thjesht nuk jam gati ta them. Ndoshta nuk kam gjetur vendin e duhur, por patjetër që një ditë do ta them.

As miqve nuk ia kam thënë, tani do të thonë çfarë historie kam që e kam mbajtur të fshehtë. Unë kam dashur të më vlerësojnë për Anën që do njihnin, për gocën që jam sot. As me meshkujt që kam pasur lidhje nuk e kam ndarë historinë sepse nuk doja që të më shikonin për gjynah.

Ka shumë dhunë, ka rrugë, ka çdo gjë. Unë e di që nëse publiku dëgjon historinë time do qajë dhe pastaj do thonë sa keq, e paskemi sharë kot. Por unë dua që nëse kanë një mendim të gabuar për mua ta mbajnë, nuk dua që këta njerëz të më duan vetëm për atë historinë“- u shpreh Ana.