Lajme

Amnesty International: 483 persona janë ekzekutuar në vitin 2020

Organizata joqeveritare ndërkombëtare, Amnesty

Organizata joqeveritare ndërkombëtare, Amnesty International, ka raportuar se gjatë vitit 2020 janë ekzekutuar 483 persona në 18 shtete të botës, transmeton Insajderi.

Kjo shifër ka pësuar një rënie prej 26 për qind nga 657 të regjistruara në 2019, thotë Amnesty International.

Katër nga pesë vendet me më shumë ekzekutime në vitin 2020 ishin shtete të Lindjes së Mesme.

Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite përbënin 88 për qind të 483 ekzekutimeve të raportuara në të gjithë botën, sipas një raporti nga grupi i të drejtave të njeriut.

Pas tyre radhitet SHBA, si vendi i pesë në botë me numër të ekzekutimeve.

Totali global ishte më i ulët për një dekadë, por këto shifra nuk përfshinin Kinën.

Kina besohet se ekzekuton mijëra njerëz çdo vit, por të dhënat për përdorimin e saj të dënimit me vdekje përbëjnë sekret shtetëror.

“Kina mbeti ekzekutuesi kryesor në botë, por shkalla e vërtetë e përdorimit të dënimit me vdekje në Kinë është e panjohur, pasi këto të dhëna klasifikohen si sekret shtetëror. Shifra globale prej të paktën 483 përjashton mijëra ekzekutime që besohet të jenë kryer në Kinë”, njofton kjo organizatë.

Sipas Amnesty International, 16 gra ishin në mesin e 483 personave janë ekzekutuar në vitin 2020. Në Egjipt dhe Oman është ekzekutuar një, Iran nënte dhe në Arabi Saudite dy gra.

Në fund të vitit 2020, 108 vende (shumica e shteteve të botës) kishin hequr dënimin me vdekje në ligj për të gjitha krimet. /Insajderi.com