Lajme

Ambasadori Sam Brownback, në Tiranë, takohet me Metën

Ambasadori Sam Brownback ndodhet në Tiranë pa

Ambasadori Sam Brownback ndodhet në Tiranë pasi do të marrë pjesë të hënën në Konferencën për Lirinë Fetare.

Në një postim në Facebook, presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësi që e ka ambasadorin mysafirin e tij special, ndërsa thekson se SHBA mbetet gjithmon një kampion I lirisë dhe drejtësisë.

“Një kënaqësi e veçantë të kem Ambasadorin Sam Brownback në Tiranë si mysafirin tim special. Do të jemi së bashku nesër në Konferencës për Lirinë Fetare. SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan kreu i shtetit.