Kosovë

Ambasadori italian i shkon në zyrë Abdixhikut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. Në takim ka marrë pjesë edhe nënkryetari Gazmend Muhaxheri

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, nga LDK’ja kanë njoftuar se në këtë takim Abdixhiku dhe Orlando kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi Ambasadorin Italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, para dy ditësh, Abdixhiku është takuar edhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.