Lajme

Ambasadori i Italisë nderon Jasharajt në Prekaz, kujton ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka vizituar sot memorialin e Jasharajve në Prekaz, duke iu bashkuar kështu vizitës së mëhershme të kolegut të tij nga Ambasada britanike Nicholas Abott.

“Iu bashkova shembullit të sotëm të Nicholas Abott duke nderuar memorialin e Jasharajve në Prekaz për të kujtuar ndërhyrjen humanitare që çoi drejt pavarësisë. Italia ishte në krah të kosovarëve në vitin 1999. Ne vazhdojmë të mbështesim pavarësinë e Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të saj për të jetuar në një vend të lirë dhe demokratik”, shkruan Orlando në Twitter.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sot gjatë ditës memorialin e Jasharajve në Prekaz e ka vizituar edhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abott.