Lajme

Ambasada e SHBA: 1 në 3 gjyqtarë, me pasuri 250 mijë euro në vit

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë një

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë një tjetër mesazh të fort9 për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor. Përmes një video në “Twitter”, ambasada e SHBA thekson se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri ka ndihmuar edhe USAID. Ndërkohë, ndër të tjera në video shkruhet se “A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 1o mijë euro në vit? Megjithatë, një 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë disa miliona dollarë”.

Postimi i Ambasadës së SHBA
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni.


Etiketa: ,